Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se është plotësuar kuorumi për zhvillimin e saj, por ka theksuar se Sali Berisha është i paftuar. Ky i fundit është përgjigjur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte antistatutor.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD/ BERISHA INJORON ALIBEAJN, MBËRRIN NË SELINË BLU
Artikulli tjetërBERISHA: UNË NON GRATA? DEMOKRATËT KANË FOLUR, ALIBEAJ FLET PËR NJË REALITET QË NUK EKZISTON