Vllaznia ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillon fazën përgatitore. Shkodranët zhvilluan sot një miqësore ndaj HNK Medjugore, duke fituar me shifrat e pastërta 4-0.

Golin e parë për skuadrën shqiptare e realizoi Coba, ndërsa brenda fraksionit dyfishoi Balaj. Në pjesën e dytë, Vllaznia “tundi rrjetën” edhe me Dodaj dhe Dodev.

Kështu, aventura e Migem Memellit si trajner i Vllaznisë nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Kujtojmë që ekipi nga Shkodra do të sfidojë Linfield në turin e parë të Conference League.

Artikulli paraprakGRUSHTIT I SHTETIT, MINISTRIA E JASHTME THIRRJE QYTETARËVE SHQIPTARË NË RUSI
Artikulli tjetërKËRCËNOHET KRYETARI SHQIPTAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT NË SHKUP