Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto Iftari i parë i shtruar nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë, teksa ka uruar besimtarët për agjërim të lehtë.
“Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar! Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!”, ka shkruar Meta.