Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritme mjaft të shpejta, grupeve që po vaksinohen i shtohen këtë fundjavë edhe operatorët turistikë. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa vjen pas kërkesave nga vetë operatorët turistikë, për të patur një sezon veror të lehtësuar.
Nisur nga treguesit e përmirësuar të situatës me pandeminë në vend dhe ritmin e vaksinimit, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky sezon verorë pritet të jetë pa masa kufizuese.
Ditën e djeshme, kreu i urgjencës, Skënder Brataj tha se janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen, ndërsa shtoi se deri me tani është arritur 40% e imunizimit të tufës.
Ai th apo ashtu se nga java në javë sipas tij mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave, por aktualisht për shkak të fushatës elektorale do të qëndrojmë në këto masa që janë për të mos rrezikuar.
Ditën e djeshme u kryen 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, duke e çuar numrin total të të vaksinuarve 294.160 v në të gjithë vendin.