Për të 5 vit me radhë është zhvilluar në Shkodër festivali i Shahut “Çesk Jubani”. Për tre ditë me radhë në këtë festival do të marrin pjesë shahistë të moshave të ndryshme nga 9 deri në 70 vjeç. Instruktori i Shahut Bernard Leka shprehet se vit pas viti kushtet në të cilat zhvillohet ky festival janë përmirësuar pasi këtë vit po zhvillohet në mjediset e hotel Colosseut në Shkodër.
Të rinjtë në Shkodër kanë interes për këtë sport por mungon mbështetja.Pas përfundimit të festivalit të Shahut i cili do të zgjas për 3 ditë do të nis kampionati i Shahut për shkollat 9-vjeçare në qendrën kulturore të fëmijëvë “Kujtim Alia” në Shkodër.