Ashtu sikur ishte paralajmëruar, sot ka nisur aksioni ‘Ta pastrojmë Shqipërinë’ i cili do të zgjasë 6 muaj.

Në fillim të aksionit ka folur për mediat ministri i Mjedisit, Klosi dhe homologia e tij nga Kosova, Albena Reshitaj. Klosi ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit për të pastruar Shqipërinë në cdo cep në mënyrë që sezoni i ri ta gjejë vendin ndryshe. Albena Reshitaj tha se aksioni do të zhvendoset edhe në Kosovë.

I jam bashkuar nismës për të ‘Pastruar Shqipërinë dhe Kosovën’ . Projekte të përbashkëta për të mbrojtur mjedisin. Bukuritë tona meritojnë të mirëmbahen. Besoj që kjo është iniciativa e parë e imja në një projekt të përbashkët. Mesazh të gjithë qytetarëve të dy vendeve për të pastruar vendin tonë. Duhet të jemi shembull për pastrimin e mjedisit. Bashkërisht do të shikoni shumë shpejt rezultatet. Jemi në prag të mbledhjes së dy qeverive, ne e filluam aktivitetin e përbashkët” deklaroi ajo.

Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës do të zhvillohet në datë 27 Nëntor.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 24 NËNTOR 2017
Artikulli tjetërARRESTOHET ALBIN KURTI