Procesi i aplikimit për Lotarinë Amerikane do të rinisë nga e para dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë kryer aplimin do të duhet ta ribëjnë sërish atë. Përmes një njoftimi në fb, Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se “për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para”.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. “Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Artikulli paraprakEDI RAMA: REFORMA NË ARSIM DO TË JAPË REZULTATE
Artikulli tjetërDY JAVË AKSION, HIQEN 217 TABELA ANËS RRUGËVE