Ka nisur nga qendra pastrimi I qytetit të Shkodrës. Prej orëve të para të mëngjesit, kompania e kontraktuar nga bashkia Shkodër ka nisur punën në terren për pastrimin e të gjitha stoqeve të mbeturinave të krijuara gjatë këtyre 4 ditëve të fundit, prej kur mbaroi edhe kontrata që kompania kishte me bashkinë.

Kështu, gjatë një vëzhgimi të bërë nga Star Plus rezulton se kompania ka pastruar kontenierët e vendosur kryesisht në qendër të qytetit, në zonat ku ka edhe më tepër frekuentim nga turistët vendas dhe të huaj, pasi situata e krijuar ditët e fundit krijoi një imazh të shemtuar për qytetin, duke qenë se kontrata u ndërpre në mes të sezonit turistik, ku pastrim I qytetit duhej të ishte në vëmendjen kryesore të bashkisë.

Pas dakordësisë së vendosur nga ky institucion dhe kompania e pastrimit, pritet që angazhimi të jetë maksimal në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimin e duhur duke paguar taksën e pastrimit e cila sivjet është pothuaj 2fish më e shtrenjtë. Kjo tarifë e shtuar, deri tani nuk ka justifikuar punën e bashkisë Shkodër për të garantuar pastrimin e qytetit në të gjitha sezonet

 

Artikulli paraprakPËRFUNDON RAUNDI I PARË I TAKIMIT TREPALËSH PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI, VAZHDOJNË TAKIMET NDARAS ME BE-NË
Artikulli tjetërEPIDEMIOLOGIA: INFEKTIMET ME COVID MUND TË RRITEN