Autoriteti I Mediave Audiovizive ka nisur nga Shkodra konsultimet publike në kuadrin e rishikimit të kodit të transmetimit. Puna për ndryshimin e këtij kodi ka nisur prej muajsh, ndërkohë që puna deri tani është konkretizuar me një projektkod. Kryetarja e Këshillit të Ankesave, Mirela Oktrova tha se pritet të bëhen ndryshime në të gjitha pikat që përmban Kodi I Transmetimit, ndërkohë që specifikon më kryesoret.

Ndërkohë, Vasilika Hysi, eksperte pranë AMA-s tha se rishikimi I Kodit është një domosdoshmëri, nisur edhe nga 2fishimi I ankesave në 2 vitet e fundit.

Deri në muajin mars të vitit 2023, pritet miratimi I Kodit të ri të Transmetimit dhe më pas nis fushata e promovimit të këtij Kodi tek të gjithë grupet e interesit.

 

Artikulli paraprakSELGJEKAJ – ARRSH: INVESTONI NË URËN E BARDHAJVE
Artikulli tjetër“LEGJENDA E BASTUNIT” FILMI QË TRAJTON KOHEN E KOMUNIZMIT