Ka nisur aplikimi i tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Kompania koncesionare është shprehur se procesi ka nisur pa probleme.
Janë 10 sportele ku do të kryhet pagesa, ndërkohë që vetëm për banorët e Kukësit janë vënë në funksion 2 sportele,
Siç është bërë e ditur edhe më herët pagesa për banorët e zonës dhe ata që jetojnë në Kukës do të jetë 100 lekë të reja, ndërsa tarifimi do të mbetet 5 euro.
Në vendimin zyrtar të qeverisë janë 3 kategori që përfitojnë nga skema lehtësuese për përdoruesit e rrugëve.
Përsa i përket zërave për një proteste kundër aplikimit të tarifës, ende nuk ka asnjë shenjë për organizim proteste në qytet apo në Rrugën e Kombit.