Bashkia Shkodër dhe kompania e pastrimit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë rigjetur gjuhën e bashkëpunimit për pastrimit e qytetit të Shkodrës nga mbeturinat që mbushën rrugët këto tre ditë duke krijuar një situatë aspak të mirë. Përgjegjësi i kompanisë së pastrimit Henri Faci shprehet se ka gjatë gjithë natës është punuar me kapacitete maksimale punëtorësh dhe mjetesh për pastrimin e qytetit të Shkodrës.

Ndërkohë tejmbushja e rrugëve të qytetit me mbeturina është një lodhje e trefishtë për punonjësit e pastrimit të cilët kërkojnë që kjo situatë të mos përsëritet.

Fillimisht kontrata e firmës së pastrimit me bashkinë Shkodër përfundoi dhe palët nuk ranë dakord për dy ditë me radhë për vijimin e bashkëpunimit dhe firmosjen e një kontrate të re. Kjo u përkthye me ndotjen e gjithë qytetit të Shkodrës nga mbeturinat. Pasi kjo situatë arriti në një pikë të papranueshme bashkia dhe firma e pastrimit pas negociatave të djeshme kanë vendosur që momentalisht të bashkëpunojnë sërish duke nisur kështu pastrimin e rrugëve të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakPANELET DIELLORE, SHBA KËRKON TË ULË VARËSINË NGA KINA
Artikulli tjetërMBETURINAT, REAGON PS SHKODËR: LINI PUSHIMET DHE PASTRONI