E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishen e “Shna Ndout” në Laç.Që ne oret e para të mëngjesit, qindra besimtare të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ju drejtuan këtij vendi të shenjtë.Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.
Numri i lartë i besimtareve që vijnë në këtë vend të shenjtë tregon qartë se ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe njerezit kanë shumë besim dhe shprese thote Moter Mira Koleci.
Pelegrinët çdo të martë i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.Për mbarevajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpinim me Bashkinë e Kurbinit.