E marta e 19-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.

Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.

Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm. Për mbarëvajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit.

Artikulli paraprakNË SPAK PËR ÇËSHTJEN “CEZ-DIA”, NASIP NAÇO: KAM FOLUR ME LETRA
Artikulli tjetërPAS NJË DEKADE, STOLTENBERG PO LARGOHET NGA POSTI, KUSH DO TË BËHET SHEFI I RI I NATO-S? JA KUR DO TË MERRET VENDIMI