Tashme ka nisur zyrtarisht përdorimi i patentave të reja për drejtuesit e mjeteve.

Fisnik Brahimi, specialist i aplikimit në sektorin e lejeve të drejtimit prane Drejtorise se Transportit Rrugor , tha se ndryshimet e patentave te reja konsistojne ne kategorizim më të detajuar të mjeteve që u përkasin si dhe ne më shumë elemente sigurie. Brahimi thote se patentat e reja jane sipas standarteve europiane, ndersa lidhur me patentat e vjetra ai thekson se jane te vlefshme deri ne afatin e skadimit te tyre. Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur shpërndarjen e patentave të reja për drejtuesit e mjeteve që pajisen për herë të parë me leje drejtimi. Lejet aktuale që janë në qarkullim do të vijojnë të jenë të vlefshme deri në datën e tyre të skadencës. Vetëm atëherë patenta e vjetër do të zëvendësohet me modelin e ri të sapo hedhur në qarkullim.

Artikulli paraprakTREGU U ZDRALES NË “MËSHIRË TË FATIT”
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 MUND PORTON DHE KAP VENDIN E PARË