Procesi zgjedhor ka filluar në tërë territorin e Kosovës pasi të gjitha qëndrat e votimit janë hapur. Problemet kanë qenë të vogla dhe nuk kanë ndikuar në mbarvajtjen e procesit zgjedhor.
Siguria është garantuar nga policia e Kosovës dhe zgjedhjet po I ndjekin rreth 30 mijë vëzhgues vendor e të huaj. Rreth 1 milionë e 800 mijë votues do të kenë mundësi të zgjedhin 120 deputet nga mbi 900 kandidat. Votimet kanë filluar edhe për serbët. Shkolla fillore Mbreti Millutin në Gracanice ka hapur dyert që në mëngjes. Materialet zgjedhore behen gati pak minuta para fillimit te votimitm.
Gjithcka duket nen kontroll dhe tani priten qytetaret. nje pjese e tyre votojne qe heret. Por nuk duan te flasin shume. “Gjithcka ka filluar me kohë dhe pa probleme. Këtu kemi rreth 8 mijë votues dhe kemi marrë masat e nevojshme”, tha Vlladimir Millic, Menaxhet i Qendres Votuese. Serbët e Kosovës votojnë nën akuzat për shantazh nga lista që e mbështet Beogradi dhe partitë tjera që janë kundër.