Mbështetës dhe simpatizantë të Partia Demokratike kanë nisur sot protestën e radhës kundër qeverisë. Kjo është protesta e 3 e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.
Protesta e sotme drejtohet nga të rinjtë e PD, ku kreu i FRPD, Belind Këlliçi do të mbajë fjalën e parë, ndërsa skenari do të jetë i njëjtë me atë të 17 dhjetorit, ku deputetet e PD do të vijojnë debatet dhe diskutimet në Parlament.
Ora 10:00 protestuesit nisen nga selia e PD
Protestuesit të cilet janë kryesisht të rinj janë mbledhur përpara selisë së PD dhe më pankarta në duar “Stop Ramës”, “Rama ik” i janë drejtuar ambienteve të jashtme përpara Kuvendit. Të rinjtë mbajnë në duar pankarta të ministrave të cilët janë të shenjëstruar nga PD, si ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj apo edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Sot mbahet seanca e fundit parlamentare për 2015
Ndërkaq, protesta zhvillohet në një kohë kur Parlamenti do të zhvillojë seanca e fundit plenarë për këtë vit. Protesta fillimisht ishte parashikuar që të zhvillohej si një dubim masiv përpara kryeministrisë, por plani i demokratëve ndryshoi duke e kthyer atë në një protestë kryesisht të rinjsh. Përfaqësues të kësaj force politike nga selia blu i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen protestës së sotme përpara Parlamentit.