Ka nisur protesta e thirrur nga opozita e bashkuar para parlamentit. Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.

1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit, ndërsa garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë.

Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba. Protestuesit kanë nisur thirrjet e tyre “Rama ik” duke iu rënë vuvuzelave.

Mësohet se tashmë është formuar kordoni i policisë përgjatë parlamentit. Po kështu është bllokuar pedonalia për këmbësorët dhe qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush”.

Artikulli paraprakSHBA THIRRJE TË FORTË PARA PROTESTËS: REFUZONI DHUNËN
Artikulli tjetërTË RINJTË E FRPD LULE DHE QIRINJ PARA KUVENDIT: FUNERALI QEVERISË!