Prej disa ditësh, një nga investimet më të diskutuara dhe të shumëpritur për Shkodrën ka nisur të vihet në zbatim. Rruga Shirokë – Zogaj, me një gjatësi prej 6,5 km deri në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ka nisur zbatimin. Në kantierin ku kanë nisur punimet në kufi mes dy vendeve ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili u shpreh se është i kënaqur për nisjen e këtij investimi që e kthen Zogajn në një pol të rëndësishëm turistik dhe ekonomik për Shkodrën.

Nga ana tjetër Beci u shpreh se me Bypasin që është menduar nga projektuesit për të mos hyrë në qendër të fshatit, kjo zgjidhje shmang prishjet por i jep Zogajve një mundësi për ta kthyer në një fshat të mirëfilltë turistik.

Rruga Shirokë – Zogaj, ka një gjatësi prej 6,5 km, rruga do të jetë e gjërë rreth 10 metër, me dy korsi, me korsi të dedikuar për biçikletat, me ndriçim dhe të gjitha elementët që e bëjnë këtë segment jo vetëm një rrugë panoramike buzë liqenit por edhe një artierie të rëndësishme që lidh dy vendet Shqipërinë dhe Malin e Zi duke shkurtuar rrugën nga Shkodra në Krajë në vetëm 11 km.

Artikulli paraprakDEPUTETJA BILALI IRONIZON OPOZITËN: NE MARRIM POROSI NË SURREL? NE NUK SHKOJMË SI ROMEO POSHTË BALLKONIT TË MARRIM LETRA PËR T’I LEXUAR
Artikulli tjetërAVOKATËT QË ÇUAN NË KUSHTETUESE SKY ECC, KËRKOJNË EDHE SHFUQIZIMIN E NJË PREJ DISPOZITAVE QË VË NË PËRGJIM GJYQTARËT DHE PROKURORËT