Në mbarë vendin janë ngritur komisionet zonale për administrimin e zgjedhjeve. Në to mungon Partia Demokratike, pasi Komisioneri Ilirjan Celibashi refuzoi të futej në mes sherrit Basha-Berisha e të zgjidhte një fitues. Kjo është hera e parë kur selia blu ngel jashtë komisioneve zgjedhore, kur të dyja kampet kanë shpallur jo vetëm ambicien për të marrë pjesë në proces, por kanë publikuar edhe kandidatë.
KZAZ-të kanë filluar punën vetëm me anëtarë nga PS, PSD dhe PL. Ndërkohë nuk kanë munguar as problemet e para të funksionimit, sic është ky rast në Fier. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk emëroi asnjë palë të PD-së, pasi edhe Berisha edhe PD-ja zyrtare e Alibeajt pretenduan të merrnin vendet në emër të demokratëve.
Celibashi do ta marrë këtë vendim përtej datës 6 mars, kur të ndahet përfundimisht nëse PD do të regjistrohet për 14 majin e nëse po, cila palë?