Bashkia Shkodër ka nisur punën për pastrimin e kanalit kullues të fshatit Trush i cili vecanërisht në stinën e dimrit kthehet në një shqetësim për banorët duke shkaktuar përmbytje të rrugës. Ndërhyrjet e bëra mbi të, hedhjet e mbetjeve dhe bllokimi i tombinave janë problematikat kryesore, që përmes kësaj ndërhyrje do të marrin zgjidhje.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia kërkoi bashkëpunimin e komunitetit për të mirëmbajtur këto vepra. Pas kësaj ndërhyrje do të punohet për sistemimin e rrugës e cila bën lidhjen e fshatit Trush me superstradën.
Investimi i radhës që do të ketë fshati Trush do të jetë ai i ujësjellësit, një sfidë që do ta përmbushim përtej vështirësive tha kryebashkiaku Spahia.
Fshati Trush në njësinë administrative Berdicë, do të jetë pjesë e një sërë investimesh që do të realizohen në njësitë administrative të bashkisë Shkodër, nevoja këto të dala nga diskutimet publike me banorët.