Në Njësinë Administrative Rrethina po punohet për riparimin e rrugëve dhe pastrimin e kanaleve anësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën rrugore, mirëmbajtjen e rehabilitimin e saj në të gjithë fshatrat ku ka probleme.
Përmes kësaj pune do të realizohet mirëmbajtja dhe riparimi ku është e nevojshme, me shtresat asfaltike, përmirësimi i 10 kilometrave rrugë dhe kanaleve anash tyre, mbushja me stabilizant e bankinave për të lehtësuar qarkullimin mjeteve por edhe për të mbrojtur këto rrugë.
Investimet në Njësinë Administrative Rrethina do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit në sektorë të ndryshëm, për të vijuar edhe gjatë vitit 2021 sipas projekteve të dakordësuara, të hartuara e konsultuara me komunitetin.