Pas hartimit të planit të mobilitetit, bashkia Shkodër ka nisur punën për vendosjen e semaforëve në 2 prej shesheve kryesore të qytetit, “Nënë Tereza” dhe sheshi “Zogu I Parë”. Inxhinieri pranë drejtorisë së shërbimeve publike, Elsid Sadiku thotë se pas vendosjes së semaforëve në këto 2 zona pritet të përmirësohet trafiku dhe të rritet siguria e lëvizjes së këmbësorëve dhe mjeteve në qendër të qytetit.
Plani I mobilitetit do të përfshijë investime edhe në korisitë e biçikletave dhe jo vetëm tregon inxhinieri Sadiku.
Edhe pse bashkia Shkodër ka nisur punën për instalimin e semaforëve, ende nuk ka një afat për vënien në funksion të tyre.