Ndryshimi i sistemit zgjedhor do të jetë në krye të axhendës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ndryshoi jo vetëm konfigurim, por edhe afatet, ndërsa bashkëkryetare nga radhët e opozitës u caktua Rudina Hajdari.

Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla paralajmëroi ashpërsim të masave për shitblerjen e votave, ndërsa nuk kurseu akuzat për LSI-në kur rrëfeu një bisedë me demokratin Edmond Spaho: “Në vitin 2017 Spaho më rrëfente se si LSI-ja vidhte votat”.

Krahas bojkotit të procesit nga koaliconi opozitar, 42 parti janë gati të marrin pjesë në zgjedhje, mes tyre edhe partia e Astrit Patozit. Një prej themeltarëve të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti u betua bashkë me 5 deputetët e ri të Parlamentit.

Të rinjtë e Forumit Rinor të PD-LSI kishin huazuar stilin e Monika Kryemadhit për të protestuar para Parlamentit. Dhjetra këpucë u vendosën në hyrje të Kuvendit bashkë me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian, në shenjë proteste për të rinjtë e larguar nga vendi jo me dëshirën e tyre.

Artikulli paraprakEKSTAZI DHE AMFETAMINË, NGA HOLANDA JASHTË BE-SË PËRMES SHËRBIMIT POSTAR
Artikulli tjetërHAJDUTI SHQIPTAR RREH KEQAS DY POLICE