Të gjitha pallatet dhe zonat rezidenciale në qytetin e Lezhës dhe Njesitë Administrative do të regjistrohen.Në zbatim të legjislacionit për administrimin e bashkëpronësise bashkia ka ngritur grupin e punës të cilët prej ditësh kanë zbarkuar në terren, për kryrjen e këtij proçesi i cili shihet si një domosdoshmeri për tju përgjigjur çdo problematike që kanë banoret në objektet ku ata jetojnë.
Çdo pallat do të ketë asamblene dhe administratorin e tij qe do të zgjidhet nga banoret dhe pas këtij proçesi bashkia do të identifikoi problematikat dhe përcaktuar fondin për të ndërhyre në çdo rast.
Në qytetin e Lezhës dhe Njesitë Administrative numerohen dhjetra pallate të cilat deri më tani kanë funksionuar pa administrator, e për rrjedhojë banoret kanë hasur vështiresi për ti zgjidhur problemet e tyre në ambjentet e përbashketa.