Kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës tashmë po merr një pamje krejt tjetër. Ditët e fundit bashkia Shkodër ka nisur punimet për një rikonstruksion total të kinemasë e cila prej vitesh ishte lënë në mëshirë të fatit. Bashkia Shkodër pasi mori në administrim kinemanë e cila prej tre vitesh ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme pasi kishte mbaruar kontrata, ka nisur punën për rikonstruksionin e kësaj godine me vlera historike e kulturore. Sipas burimeve bashkia Shkodër ka një projekt konkret për kinema “Millenium” e cila pas rikonstruksionit të plotë do të jetë jo vetëm kinema por një qendër multifunksionale që do jetë në shërbim të fëmijëve, të rinjve por edhe më të rriturve për artin e kulturën por edhe për aktivitete të tjera.

Fillimisht i gjithë mjedisi i kësaj godine është duke u pastruar dhe më pas do të ketë edhe një rehabilitim të plotë. Për vite me radhë kinema “Millenium” jo vetëm që u dëmtua dhe kishte probleme infrastrukturore kudo por edhe e humbi totalisht thuajse funksionin e saj duke shërbyer si një lokal duke i prishur imazhin. Pjesa e jashtme tashmë po merr një pamje krej tjetër nga ajo që ishte më përpara pas këtyre ndërhyrjeve që po bëhen.

Ndërkohë nga sa mësohet në vazhdim kinemanë do ta menaxhojë vetë bashkia Shkodër dhe nuk do të jepet më me koncension për një afat të gjatë siç ka ndodhur më përpara, kjo për të shmangur dëmtimet dhe amortizimin e deritanishëm të kësaj godine. Prej kohësh kthimi i kinemasë në lokal dhe dëmtimi i saj ishin kthyer në një çështje diskutimi në Shkodër që tashmë po merr fund duke qenë se po merr vëmendjen e merituar për vlerat që mbart duke ia rikthyer kinema “Millenium” sërish qytetit dhe qytetarëve.

https://youtu.be/8kiv–AJvQg

Artikulli paraprakSHKODRA, SERBIA, TETOVA, KONFERENCË SHKENCORE
Artikulli tjetërÇMIMET NË SHQIPËRI PO RRITEN MË SHPEJT SE NË BE, JA SI RENDITEMI PËR MUAJIN NËNTOR