Edhe pse ndodhemi ne pikun e sezonit turistik, 8 projekte infrastrukturore kane nisur te marrin jete ne qytetin e Lezhes.Vonesat ne vendosjen e sistemit elektrik nentoksore nga OSHEE ka bere qe investimi te shtyhej ne kete periudhe te nxehte dhe me fluks te lart ne qarkullim. Qytetaret shprehen skeptik per punen qe po behet, duke pohuar se nuk kane besim se do te realizohen ne parametrat e duhur pasi sipas tyre jane kryer disa here nderhyrje por situata ka qene e njejte.
Altin Mema zedhenesi i bashkise Lezhe ka sqaruar se nderhyrje te tilla jane te domosdoshme per te patur levizje normale te mjeteve dhe kembesoreve duke shtuar se ritmet e ketyre punimeve do te jene te larta ne menyre qe te evitohet sa me shume trafiku.
Keto projekte infrastrukturore qe po realizohen ne qytetin e Lezhes do te permirojne levizjet ne qytet, ndersa u jep zgjidhje edhe disa problemeve me permbytjet ne zona te caktuara.