Rruga “Bashej” në qytetin e Shkodrës shumë shpejt do të ndryshojë tërësisht pamjen e saj. Me një fond 66 milion lekë ka nisur puna për kthimin e saj në standarte optimale duke lehtësuar ndjeshëm levizshmërinë e banorëve.

Për më shumë se tre dekada në këtë rrugë nuk është ndërhyrë asnjëhere thonë banorët e saj, ndërsa vënë në dukje problemet e shumta me të cilat janë përballur

Në nisje të punimeve ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila siguroi banorët se do të merret në dorëzim vetëm pasi të plotësohen të gjitha kërkesat e banorëve në tërë gjatësinë e saj.

Projekti parashikon asfalt në një sipërfaqe 676 m2, trotuare 70 m2, linja të reja të ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm ndriçim LED me 6 shtylla, linjë për fibra optike si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Edhe kjo rrugë, si të gjitha të tjerat do të rikonstruktohet nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës

Artikulli paraprakZHVILLIMET POLITIKE, I FTUAR PJERIN NDREU
Artikulli tjetërLAGJJA “PARTIZANI” ME RRUGË TË PËRMBYTURA