Ka nisur puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Shkodrës. Rruga “Isaj” me gjatësi 1.3 km që lidh lagjen Drobraç me zonën e Fermentimit i është nënshtruar rikonstruksionit.

Ky segment rrugor do të asfaltohet në kuadër të një pakete ndërhyrje të bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës në rrugët e brendëshme të qytetit të Shkodrës dhe Njësive Administrative.

Prej vitesh, banorët e kësaj zone kanë kërkuar rikosntruksionin e rrugës “Isaj” pasi gjendja në të cilën ndodhej e kishte bërë të vështirë lëvizjen kryeishst gjatë dimrit. Ndërkohë që tashmë, me përfundimin e këtij projekti, pritet që problematika e qindra familjeve të marrë zgjidhje.

Artikulli paraprakGODITËN NJË 17-VJEÇAR, PROCEDOHEN PENALISHT DY SHTETAS NË SHKODËR
Artikulli tjetërKOPLIKU PA GRIP, MJEKIA: SITUATË NORMALE