Investimet në infrastrukturë vazhdojnë të jenë prioritare në Bashkinë e Shkodrës. Rruga “Kacelej” në qytetin e Shkodrës, 188 ml linear e gjatë, ka nisur të rikonstruktohet falë investimit 63 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.
Vepra parashikohet të pëfundojë brenda 50 ditëve, duke nisur nga data 31 tetor 2018 e fillimit të punimeve.
Projekti, si në të gjitha rrugët e tjera është i plotë dhe përfshin: shtresë binderi dhe asfalti
658 m2, punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 70 m2, punime KUB dhe KUZ, punime elektrike dhe vendosje 5 shtylla ndriçimi, punime në rrjetin e ujësjellësit dhe sinjalistikë rrugore horizontale dhe vertikale.
Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka siguruar se edhe në vitet në vijim, investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë prioritet.