Kjo rrugë me një sipërfaqe prej 1400 m2, ishte e degraduar, me mangësi të sistemit të kanalizimeve ujrash të bardha e të zeza dhe rrjetit te ujësjellësit.
Prej shumë vitesh ky segment nuk ka pasur ndërhyrje në infrastrukturën rrugore dhe kjo ka bërë që gjëndja e saj të jetë aq kritike sa që të vështirësohet kalimi i qytetarëve sidomos në kohë rreshjesh.
Përfituesit direkt të projektit janë rreth 82 familjet e pallateve dhe të shtëpijave që ndodhen aty.
Konkretisht rikonstruksioni i Rrugës “Sami Repishti” konsistonte në përmirësimin e mjedisit urban dhe në mënyrë të veçantë të kthimit në një rrugë me standarte në shërbim të komunitetit.
Ndërhyrja në rrjetin nëntokësor dhe në sistemimin e asfaltimit, rrisin cilësinë dhe sigurinë e jetës së banorëve.