Pas nisjes së punimeve në aksin Shkodër-Muriqan një rrugë me rëndësi të vecantë i është nënshtruar tashmë rikonstruksionit.

Bëhët fjalë për segmentin rrugor nga Ura e Kirit pranë Varrezave të Dëshmorëve e deri në kryqëzimin e Mjedës.

Në njoftimin zyrtar Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ditën e sotme në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me

performance të Bankës Botërore, kanë filluar punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi prej 17.2 kilometrash.

Sipas njoftimit mësohet se ndërhyrja në këtë aks parashikon prishjen e shtresave asfaltike dhe realizimin e shtresave të reja në pjesët e dëmtuara, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë në të gjithë gjatësinë e rrugës; vizitimi i ri;

instalimi i barrjerave mbrojtëse; instalimi i delineatorëve; rifreskimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale ashtu sikurse riparimi/riseksionimi i kanaleve të drenazhit.

Në këtë aks infrastruktura rrugore prej koshesh paraqiste probleme, ku gropat e hapura mes të rrugëës dhe amortizimi i saj vështirësonte qarkullimin e shoferëve.

Më problematike ka qënë gjendja tek kthesa e Gurit të Zi aty ku makineritë kanë nisur në mënyrë emergjente punimet.

Ndërkohë punonjësit e firmës e cila mirëmban rrugën po merren edhe me pastrimin e shkurreve dhe bimësisë në të dy anët e rrugës

 

Artikulli paraprakZV/ KRYEMINISTRJA MESI NDAN LIBRA FALAS NË SHKODËR
Artikulli tjetërOKULISTI: VIZITAT PARA VITIT SHKOLLOR TË DOMOSDOSHME