NDËRHYHET NË GANJOLLË KU NDODHET SHTYLLA E TENSIONIT TË LARTË. Aksi problematik Shkodër – Vau Dejës ka nisur që të rikonstruktohet.

Fillimisht punimet janë përqendruar në fshatin Ganjollë ku që në fundin e vitit të kaluar kishte probleme me rrëshqitjen e dheut. Nga punimet që ka nisur vetëm një ditë më parë për rikonstruksionin e aksit Shkodër-Vau Dejës pa pritur ka patur edhe shembje të pjeshme në metrat e parë të kodrës aty pranë. Problematike vijon të mbetet shtylla e tensionit të lartë e cila përmban një rrezik të madh për tu shembur në rastet kur ka reshje shiu apo stuhi siç ndodhi në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti. Rrëshqitja e dheut dhe kërcënimi për rrëzimin e shtyllës së tensionit të lartë ishin një problem serioz aq sa pothuajse ai aks në Ganjollë për pak sa nuk u bllokua. Fillimisht u ndërmor një ndërhyrje emergjente. Për ndërhyrjen që po bëhet, drejtori rajonal i Autoritetit Rrugor Nikolin Dedvukaj premtoi se punimet për rikonstruksionin do të nisin shpejt. Megjithatë shtylla e tensionit të lartë do vijojë të mbetet një rrezik sepse muri mbrojtës që do ndërtohet do jetë vetëm 5 metër i lartë dhe sërish nuk ofron siguri në rast ajo shtyllë bie. Aksi Shkodër – Vau Dejës pritet t’i kalojë Bankës Botërore e cila do kujdeset edhe për investimet në atë segment.

Artikulli paraprakKONTRATAT E KOLEKTIVE, SINDIKATA NË PUKË PARALAJMËRON PROTESTA
Artikulli tjetërBASHKIA HARRON PREMTIMIN, KAOSI VIJON