Nisi sot ndërhyrja e parë për riparimin e Urës së Re të Bunës në Shkodër
Projekti i rikonstruksionit të rrugës Shkodër-Muriqan ka përfshirë edhe atë të Urës së Bunës.

Punimet kanë nisur këtë të Enjte dhe mendohet se do të përfundojnë brenda një jave në rast se koha është favorizuese sepse lënda e cila po përdoret për shtrimin në pjesën metalike nuk e pranon lagështirën.

Inxhinierët e firmës e cila po kryen punimet bënë të ditur se do të ndërhyhet vetëm në pjesën metalike ku ndodhet mekanizimi i hapjes e mbylljes pasi aty ku ura ka pësuar amortizim të saj.

Ura do të riveshhet me një materiel i cili në gjuhën teknike quhet rezinë cka do të përmirësojë e lehtësojë më pas levizjen e automjeteve.

Ura e re e Bunës, një investim i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Islamike në shumën prej 7 milionë e 186 mijë USD, përfundoi në vitin 2011

. Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi. Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy lagjeve turistike të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës

Artikulli paraprakSTUDENTË E QYTETARË PROTESTOJNË PARA KUVENDIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARRFIKËSIT GJEJNË TË VDEKUR 60-VJEÇARIN