Tubi kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm që furnizon dy prej lagjeve më të mëdha të qytetit të Shkodrës, Parrucë dhe Xhabiej ka pësuar një defekt.

Janë vetë qytetarët ata të cilat kanë lajmëruar ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizime qytet për këtë problem duke kërkuar që të ndërhyhet pasi kanë pa ujë të pijshëm. Sapo është marrë njoftimi ndërmarrja e ujësjellës kanalizime ka marrë masat për të ndërhyrë me shpejtësi. Në vendin e defektit në lagjen Xhabiej punimet i ka inspektuar edhe vetë drejtori i ndërmarrjes së ujësjellësit Mark Molla i cili u shpreh se pu punohet intesivisht për riparimin e defektit në tubin kryesor në mënyrë që sa më parë të rikthehet uji i pijshëm për banorët e lagjeve Parrucë dhe Xhabiej. Drejtori Molla deklaroi se në plan të parë janë qytetarët. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime qytet kërkon që qytetarët e Shkodrës të jenë sa më të kujdesshëm dhe të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm aq më tepër tani që temperaturat do njohin rritje dhe po ashtu edhe konsumimi i ujit është edhe më i madh. Në të kundërt, në rast të shpërdorimit atëherë ujë do ketë më pak dhe propabiliteti për defekte mund të jetë edhe më i madh. Gradualisht do të ketë edhe një plan pune dhe masa në mënyrë që uji i pijshëm të mos shpërdorohet.

Artikulli paraprakDRANGU: PO “LUHET” ME DËMSHPËRBLIMET TONA
Artikulli tjetërPMNZH , MUNGESA E HIDRANTEVE NA PENGON