Bashkia Shkodër ka nisur punimet në aksin rrugor “Cen Broja” në qytetin e Shkodrës.

Në inspektimin e bërë nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u bë e ditur se është një investim që kap shifrën e 7.2 milion lekëve nga të ardhirat e vetë bashkisë.

Kryebashkiakja tha se ky projekt i nisur mundëson rikualifikimin e plotë në një rrugë në të cilën nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh. Ademi tha gjithashtu se po mundohet që fondet t’i shpenzojë me përpikmëri për të shmangur korrupsionin…

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJT FUNDIT RRUGA ADA-BY PASS NË RRETHINA
Artikulli tjetërVLLAZNIA, FIRMOSIN SHTUBINA, BARDULLA DHE NJË MOLDAV