Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn në një konferencë të përbashkët me ministren e Drjetësisë Etilda Gjonaj tha se për Shqiërinë dhe Maqedoninë ka nisur puna për hapjen e negociatave.

Ai tha se Komisioni Europian është i angazhuar maksimalisht në procesin “screening”, ndërsa theksoi se ka shumë detyra shtëpie për të bërë.

“Puna sapo ka filluar, perspektiva europiane është duke u realizuar dhe kjo do të thotë se shumë punë ka për të bërë dhe detyra shtëpie për tu realizuar në kuptimin e ligjit. Kemi ambicje për tu angazhuar dhe për të ecur rreth procesit “screenin”, u shpreh Hahn.

“Shqipëria dhe Maqedonia- tha Hahn -do të ecin përpara me zbatimin e reformave”.

Ndërsa nga ana e saj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se është shumë e rëndësishme përparimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE.

Artikulli paraprakGJONAJ: RRUGA E SHQIPËRISË DREJT BE, PA KTHIM
Artikulli tjetërE RËNDË NË GREQI/ BABAI PËRDHUNON DHE LË SHTATZËNË VAJZËN 16-VJEÇARE, SI U ZBULUA NGJARJA