Sot Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të votuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cila u shty dje. Shumica dhe LDK janë shprehur se do të votojnë pro, por Vetëvendosje është kundër.

E ndërsa pritej që të mblidhej seanca, një numër i vogël qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit duke kërkuar votimin e marrëveshjes.

Njëri nga protestuesit është arrestuar, pasi ka qëlluar me vezë kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Ndërsa një tjetër mbante në duar një pankartë “Kosova në BE, jo në Korenë e Veriut”.

Marrëveshja nëse do të miratohet do të i hapë rrugë liberalizimit të vizave me BE.

Artikulli paraprakTSIPRAS DISKUTON SOT NË BRUKSEL PËR TURQINË, MAQEDONINË DHE SHQIPËRINË
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ ERNEST GJOKËS, SHTYHET NDESHJA E VLLAZNISË