KAMPIONATI ITALIAN I FUTBOLLIT NIS ETHET E SEZONIT TË RI.
Roma dhe Juventusi e kanë nisur mjaft mirë kampionatin italian duke marrë fitoret e para për edicionin e ri. Juventusi fitoi në transfertë përballë ekipit të Kievos me rezultatin 1-0 me një autogol të shënuar nga vendasit.
Megjithatë, rëndësi kanë pikët dhe Juve ia doli që t’i marrë të plota.
Loja foli për kampionët e Italisë, pavarësisht se kishte shumë probleme me finalizimet. Ndërsa Roma në mbrëmje arriti të mundte Fiorentinën pastër 2-0 me golat e Nainggolan dhe Gervinho duke nisur luftën në distancë me Juven për titullin kampion në edicionin e ri.
[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/3ZypVwDqPEU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]