Në plazhin e Velipojës u hap zyrtarisht sezoni turistik për të mirëpritur pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se modeli i ri i turizmit do të sjellë më shumë pushues këtë vit në Velipojë por edhe në resurset e tjera që Shkodra ka.

Pushuesit e parë në Velipojë tregojnë se ajri dhe uji i pastër bashkë me kushtet e tjera të përshtatshme e bëjnë këtë plazh të preferuar për ata.

Një prej operatorëve turistik thotë se kanë nisur prenotimet e para dhe presin që të jetë një sezon i mirë në Velipojë.

Sportet e ndryshme ujore në Velipojë do të jenë një alternativë më shumë për pushuesit.
Velipoja me hapësirat e gjëra ofron kushtet e duhura edhe për sporte të ndryshme në rërë për argëtimin e të rinjve.

Velipoja mbetet një prej plazheve më të preferuara të Shqipërisë me mbi 100 mijë turistë të cilët vijnë gjatë sezonit turistik për të kaluar ditët e pushimit.

Artikulli paraprakSOT 1 MAJI, INFORMALITETI DHE SIGURIA NË PUNË PROBLEMET KRYESORE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërVAU DEJËS, USHTROI DHUNË NDAJ PRINDËRVE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI