HAPET TUNELI I ZADEJËS, DREJTUESIT FRIKË PËR SHKRIRJEN E BORËS. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm hidrocentrali i Vau Dejësit po shkarkon sasi uji përmes tunelit të Zadejës.

Burime konfidenciale nga ai hidrocentral bëjnë me dije se gjatë orëve të natës së kaluar shkarkimet nga tuneli i Zadejës kanë qenë të konsiderueshme. Nuk është se niveli i ujit është i lartë por është e paparishikueshme nëse do të ketë apo shkrirje të borës nha zonat malore. Duke patur këtë frikë, për të eleminuar rrezikun dhe një situatë të padëshirueshme është menduar që të hapet tuneli i Zadejës. Nuk ka një shifër të saktë të shkarkimeve dhe prurjeve por me përafërsi shkarkimet variojnë nga 700 deri në 1000 metër kub të sekond, ndonëse nuk janë të konfirmuara zyrtarisht. Nëse tuneli i Zadejës vijon që qëndrojë i hapur duke shkarkuar ashtu si në hidrocentralet e Komanit dhe Fierzës atëherë Nën-Shkodra është gjithnjë në një rrezik për tu përmbytur. Reshje shiu parashikohet që të mos ketë këto ditë por ajo që mbetet problem është bora. Edhe në përmbytjet e para që Shkodra ka përjetuar një ndikim të madh ka patur shkrirja e menjëhershme e borës. Situata mbetet kritike për momentin dhe e frikshme njëkohësisht.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/XqORurk_vbI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“MË SHUMË SOLIDARITET PËR KË PO HUMBET GJITHCKA”
Artikulli tjetërSERIA A, JUVENTUS RUAN KRYESIMIN NDAJ ROMËS