Ka nisur “Shkodra Jazz Festival 2023”, edicioni i 14-të që po krijon traditën në Shkodër, organizuar nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe të partnerëve të tjerë. Drejtori artistik Florian Jakaj shprehet se edhe këtë vit “Shkodra Jazz Festival” do të ketë risi.

Qëllimi i “Shkodra Jazz Festival” thotë drejtori Jakaj, është që Shkodrën ta bëjmë edhe më tërheqëse gjatë sezonit turistik edhe përmes artit.

Përveç master klas me të rinjtë dhe aktiviteteve të ndryshme “Shkodra Jazz Festival” do vijojë traditën edhe me koncertet në rrugët kryesore të qytetit.

Në ditën e parë të “Shkodra Jazz Festival 2023” që do të vijojë deri më 27 Gusht, muzikantë të rinj nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi, ishin pjesëmarrës në masterclasat në degët Junior – Harqe dhe Fizarmonikë, të ofruara nga “Rrok Academy” që prej 7 vitesh është pjesë e këtij projekti me synim edukimin e brezave të rinj me muzikën jazz dhe klasike, përmes leksioneve intensive të drejtuara nga profesionistë të fushës. Java e fundit e festivalit do të vijojë me disa koncerte në oborrin e Shtëpisë Muze “Oso Kuka” dhe në sheshin para Bashkisë.

Artikulli paraprakNOSTALGJIA E MËRGIMTARIT MIRDITOR
Artikulli tjetërASANI ZYRTARIZOHET TE VLLAZNIA