Në Kuvendin e Shqipërisë sot hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shortin e ka nisur Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit që ka njoftuar hedhjen e shortit dhe ka ftuar Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, znj.Albana Shtylla, që të shpjegojë procedurat. Gjithashtu në hedhjen e shortit kanë qënë të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve. Nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larta, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit (Igli Totozani, personalisht i pranishëm) ndërsa KLD-ja kishte njoftuar se nuk do të dërgonte përfaqësues. Shorti nisin me zgjedhjen e dy anëtarëve të përhershëm nga lista e kandidatëve.