PREFEKTI RADOVANI: MUND TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E KËSHILLIT TË QARKUT. Ka nisur shpërndarja e listave të faturave të OSHEE që do të falen për 13.506 familjet e përmbytura kryesisht në Qarkun e Shkodrës gjatë viteve 2010-2011.

Deklarata u bë nga prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani. Prefekti Radovani duke folur edhe për çështjen e buxhetit të këshillit të qarkut që ka përfunduar në gjykatë thotë se mund të tërhiqet padia dhe të numri I punonjësve që do të hiqen nga puna të mos jetë 18 por vetëm 8 të tillë.Para pak ditëve u zhvillua gjyqi i parë për buxhetin që anëtarët e këshillit të Qarkut nuk e votuan. Ky gjyq është shtyrë dhe ka gjasa që padia të tërhiqet dhe të gjehet kompromisi.

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/QsjB4uv8GxM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPREFEKTI: FTOJ BANORËT E RRAGAMIT TË TAKOHEMI
Artikulli tjetërPROJEKTI “JICA” NË KOMUNËN E BUSHATIT