Pas 25 vitesh ka nisur të shtrohet rruga e Torovicës. kryeministri Edi Rama inspektoi punimet nga afër, ku në prani të banorëve tha se rruga do të jetë e përfunduar për krishtlindje. Kreu i qeverisë u prit me një buqetë me lule nga banorët e zonës, por zgjodhi t’ia japë një zotërie të pranishëm.
“Jepja atij jepja”, tha kryeministri duke sqaruar edhe arsyen. Rama: E di pse ta dhashë ty se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI-në.
Banori: Për LSI-në nuk kam votuar asnjëherë në mënyrë absolute. Për PD kam votuar, për LSI-në jo.
Rama: Ke votuar për PD-në ëëë? Epo lule blu nuk kam unë.
E gjithë rruga prej 19.3 km, që kalon nëpërmjet qendrës së banuar të Torovicës, do t’i nënshtrohet projektit për rikonstruksionin e plotë. E amortizuar dhe me rrezikshëmri të lartë në pjesë të vecanta të saj, ky aks ishte kthyer në pengesë serioze për komunikimin normal të mjeteve dhe këmbësoreve.
Janë rreth 10.000 banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave që përfitojnë direkt nga rikonstruksioni i saj.