Do të startojë sonte nata e parë e edicionit të 62-të e festivalit mbarëkombëtar për fëmijë në qytetin e Shkodrës, ku kanë filluar edhe përgatitjet për skenën e teatrit “Migjeni” ku do të mbahen 2 netët e para të koncertit. Orjeta Kelaj drejtore e qendrës kulturore për fëmijë tregon se puna me përgatitjet e festivalit ka filluar që në dhjetor.

Këtë vit në festival do të konkurojnë rreth 22 këngë, tregon udhëheqësi artistik Roland Guli.

Organizatorët e këtij festivali tregojnë se këtë vit ka patur një pjesëmarrje më të lartë të fëmijëve në festival.

Festivali I 62-të mbarëkombëtar për fëmijë do të mbahet për tri netë me rradhë, dhe në fund do të shpallen këngët më të mira.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË RAJON, PROJEKT MES 8 SHTETEVE
Artikulli tjetërALARMI I NATO-S: EVROPA KA VETËM 5% TË MBROJTJES KUNDËRAJRORE