“Star Sport” do të nisë mbrëmjen e sotme sezonin e ri në ekranin e “Star Plus”. Emisioni i parë i këtij sezoni do të nisë pas fitores së Vllaznisë në ndeshjen ndaj Kukësit, nën moderimin e dyshes Maringlen Zhivani dhe Marinela Matija. Në puntatën e sotme të emisionit, e cila do të jetë e para për këtë sezon, do të diskutohet për startin e Superiores, formulën e re të saj me “Final Four” dhe fatmirësisht, nisjen me fitore të Vllaznisë. Mbrëmjen e sotme, komentet për futbollin do të jenë kryetema e emisionit të parë për këtë sezon me të ftuar si Rudi Vata, Ndriçim Shtubina, Arbër Shytani dhe Apollon Haxhi. Në emisionin “Star Sport” nuk do të mungojnë analizat, komentet, debatet dhe gjithçka tjetër rreth Vllaznisë, por jo vetëm, edhe sportit shkodran në përgjithësi. Do të përcillen jo vetëm emocione, por studioja sportive do të shndërrohet në një studio debati, përpasjesh dhe problematikash të ndryshme. Tashmë, emisioni “Star Sport” do të jetë si zakonisht çdo të hënë, duke nisur nga ora 21:00.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PREZANTON PËRFORCIMET E RRADHËS
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KE: DERI MË 2030-ËN, BE-JA DHE SHTETET KANDIDATE TË JENË GATI PËR ZGJERIM