Kriza botërore e rritjes se çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri, çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Nga sot dhe në vazhdim vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:

Diezel 223 lekë

Benzinë 95 oktan 223 leke

Benzinë 100 oktan 245 leke

Gazi nuk ndryshon

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. Pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare. Këto pasoja kanë nisur të ndihem qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.

Artikulli paraprakMOT I KTHJELLËT POR I FTOHTË, JA SI DO TË LUHATEN TEMPERATURAT SOT
Artikulli tjetërISHTE PLANIFIKUAR PËR DATËN 22 MARS, KOMISIONI I RITHEMELIMIT SHTYN MBAJTJEN E KUVENDIT KOMBËTAR MË 30 PRILL