Të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor. Janë rreth 350 mijë nxënës të cilët nisin këtë vit shkollor, ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 13 qershor.

Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës. Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një video të publikuar në rrjetet sociale thotë se ky vit ka sjellë risi dhe investime të rëndësishme, ndër to fakti se 31 mijë mësues e nisin vitin shkollor me paga të rritura. Mbi 238 mijë nxënës përfituan këtë vit shkollor librat falas.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË GOLEM, PLAGOSET 29-VJEÇARI
Artikulli tjetërSOT NIS VITI I RI SHKOLLOR, PRESIDENTI BEGAJ MESAZH