Është çelur sot zyrtarisht fushata elektorale e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ndonëse partitë kanë më shumë se një muaj që prezantojnë kandidatët, sot pritet të mbahet çelja zyrtare e fushatës, pasi gjatë takimeve do t’u lejohet që të prezantojnë dhe numrin që kanë në fletën e votimit përpara qytetarëve.

Kjo vjen një ditë pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u caktua renditja e partive, për kandidatët për kryebashkiakë dhe për kandidatët për këshilltarë bashkie.

Thirrjet për zgjedhje paqësore dhe të pastra kanë nisur. Presidenti Bajram Begaj, një ditë më parë priti në takim krerët e institucioneve dhe përfaqësuesen e organizatës ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, Audrey Glover.

Përmes një mesazhi, Begaj kërkoi që të zbatohet ligji si dhe të dënohet çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, si shitblerja e votave apo keqpërdorimi i fondeve.

Artikulli paraprakMOS DILNI PA ÇADËR SOT, RESHJE SHIU NË TË GJITHË TERRITORIN E VENDIT
Artikulli tjetër4.4% E INDIVIDËVE KANË GATI 60% TË VLERËS SË DEPOZITAVE NË VEND! 900 MIJË LLOGARI NË BANKA JANË BOSH