Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqç, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në agjendë janë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Artikulli paraprakPD ME DY SELI, ZBULOHET GODINA KU DO TË QËNDROJË GRUPI I ALIBEAJT
Artikulli tjetër“NË SHKODËR FITOJMË 5 ME 0”, META: KOALICIONI DO TË SJELLË FRYMËN E NDRYSHIMIT NË TË GJITHË SHQIPËRINË!